Lutfi Haziri

Haziri: Kjo qeveri do të mbahet mend për dështim brenda dhe imazhin e keq që i sollën Kosovës

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar në lidhje me marrëveshjen ndërkombëtare në lidhje me të burgosurit nga Danimarka që do të sillen në Kosovë, marrëveshje kjo e cila kaloi sot në Kuvendin e Kosovës.

Haziri ka shkruar se të burgosurit që do të sillen nga Danimarka edhe do të mbesin këtu.

Ai tutje ka thënë se kjo qeveri, do të mbahet mend për dështim brenda dhe imazhin e keq që i sollën Kosovës.

Pa LDK-në, as nuk mund të shkaktohen procese e as nuk mund të bëhen procese nga askush në Kosovë. Nga kjo Qeveri mundesh me pasë veç të burgosur nga Danimarka që do të sillen në Kosove dhe do mbesin në Kosovë. Do t’i mbajmë mend për dështim brenda dhe imazhin e keq që i sollën Kosovës. Kur një vend bëhet i mirë për të burgosurit emigrantë të një vendi tjetër, atëherë vendasit si ne në Kosovë kërkojnë atdhe më të mirë për vete, jo jetë më të mirë këtu!” – ka shkruar Haziri.