Haziri kërkon vota për Shaip Kamberin: Tërrnoc çohu në këmbë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kërkuar nga banorët e Tërrnocit që ta votojnë Shaip Kamberin për edhe një mandat tjetër.

“Tërrnoc, çohu në këmbë sot e zgjidheni deputetin Shaip Kamberi edhe për një mandat. Djali juaj e Deputeti i popullit”, ka shkruar Haziri.

Sot për herën e pestë, në Tërrnoc të Madh të Bujanocit, banorët iu kanë drejtuar kutive të votimit, për të përcaktuar nëse Shaip Kamberi do të jetë sërish deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb, apo mandati do t’i takojë Partisë Socialiste të Serbisë, të Ivica Daçiq.