Haziri kërkon nga Qeveria Kurti ta ndihmojë Gjilanin: Komunat s’ishin prioritet

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret nga Qeveria e re të kthehen investimet ne komunën e Gjilanit si dhe në të gjitha komunat e tjera.

Haziri ka thënë qeveritë i kanë pasur prioritet investimet në komuna.

“Në vazhdimësi janë projektet madhore të buxhetuara. Unë shpresoj dhe besoj shumë që Qeveria me politikën e re ka me i ndihmuar komunat më pak të zhvillime ku në këtë kategori hyn edhe Gjilan. Në fakt në raundin e katërt që e kemi programuar si pjesë e politikës së re në qeverisje i ndihmon komunat që nuk kanë qenë kategorinë e investimeve me prioritet”.

Haziri tha se shumica e projekteve madhore në Gjilan janë të financuara nga institucionet financiare ndërkombëtare.

“Në këtë rrafsh projektet madhore të Gjilanit janë të buxhetuara dhe pjesa më e madhe e tyre janë nga institucionet financiare ndërkombëtare. Përveç autostradës që është nga buxheti i Kosovës dhe e cila do të vazhdon. Impianti i ujërave të zeza financohet nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe që është grant për Gjilanin dhe tretmani i ujërave të zeza po ashtu është pjesë e kësaj politike”.

Ai më tutje theksoi se Banka Investive e Evropës dhe Komisioni Evropian janë pjesë e investimeve 26 milionë për trajtim të problemeve dhe 12 milionë të tjera janë për ujërat e pijshëm dhe zgjedhjen e thatësisë në regjionin e Gjilanit.

“Banka Investive e Evropës dhe Komisioni Evropian janë pjesë të investimeve 26 milionë për trajtimin e këtyre problemeve, 12 milionë tjerë janë për ujërat e pijshëm dhe zgjedhjen e thatësisë në regjionin e Gjilanit dhe projektet e infrastrukturës dhe programet tjera që janë të buxhetuara dhe besoj që kjo Qeveri shpreson me i dhanë imputa edhe ma shumë zhvillimore dhe jo vetëm Gjilanit si qendra më e madhe në Anamoravë por edhe gjashtë komunave të tjera që janë të ndërlidhura edhe me infrastrukturë edhe me lumenj ndotur edhe me problemet e tjera”.

Sipas tij një numër i madh i projekteve janë të implementuara.

Haziri tha se kur vjen puna te institucionet financiare siç është BERZh-i dhe Banka Evropian për Investime si dhe Komisioni Evropian atëherë këto mjete duhet të dërgohen në Kuvend në mënyrë që të sigurohet shumica e vota.

“Një numër i tyre është në iplimentim dhe shpresoj që ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare kur vjen puna te institucionet financiare siç është BERZh-i, Banka Evropiane për Investime si dhe Komisioni Evropian, këto mjete duhet të ratifikohen në Kuvend dhe të arrihet që të sigurohet shumica për votim ndërsa pjesët e infrastrukturës dhe programet tjera natyrshëm buxhetoren dhe presim që miratimi i buxhetit me i dhanë mundësi me punuar me një dinamik më të re”.

“Këto dy vitet e ardhshme definitivisht në Gjilan në kuptimin zhvillimor, merr pamje krejt tjetër  urbanistika dhe infrastruktura e Gjilanit”, tha Haziri për EO.