Haziri flet për koalicionin VV-PDK: U thyen të gjitha premtimet dhe vijat e kuqe

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet politike në këtë komunë, që kur ai humbi zgjedhjet. Haziri në emisionin DPT te Fidani, komentoi koalicionin VV-PDK në këtë komunë.

“Kjo që ka ndodhur tash në zgjedhjet lokale ka thyer të gjitha barrierat, ka thyer të gjitha pritjet dhe të gjitha premtimet”, thotë Haziri.

A ishte i pritshëm ky koalicion?

“Nuk ka qenë e pritshme sepse janë shkel vijat e kuqe. Është shkel gjithë ajo kundërshti dhe kundërshtim i madh politik, duke bërë me gisht politikisht dhe duke përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi”, thotë Haziri.