Haziri flet për fotografinë me komandantët e PDK-së: Raportet njerëzore nuk përzihen me ato politike

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në emisionin Pressing të Televizionit 7, për një fotografi që iu publikua javën e kaluar, ku shihej ai me komandantët e UÇK’së, Sami Lushtaku, që është zyrtar i PDK’së, dhe Sylejman Selimi.

Haziri thotë se ka reaguar pasi fotografia nuk ishte realizuar atë ditë, ndërsa thotë nuk fsheh raportet personale me askënd, e as me ata që i përkasin partive të tjera.

“Unë i njoh prej kohës ma të rëndë. I takoj asaj vijës militare të LDK’së gjatë vitëve të ’90-ta. Raportet njerëzore nuk përzihen me ato politike. ”, ka thënë nënkryetari i LDK’së për komandantët.

Mirëpo, ai thotë se fotografia i është shpërndarë kur ai ishte në Zvicër javën e kaluar vetëm për politika të ngushta.

“Motivi prapa fotografisë është për konsum ditor, për politika të brendshme”, ka thënë Haziri.

Ai tutje thotë se nuk ka lidhje me ndonjë parti tjetër, sepse në të kundërtën nuk do të qëndronte në Lidhjen Demokratike.

“Përvec Zotit, familjes dhe LDK’së, unë nuk kam afërsi tjera. Me dashtë me u largu prej LDK’së isha largu pas burgut. Me 1 qershor të ’99-tës unë kam vendos me iu kthy LDK’së”, ka thënë Haziri në Pressing.