Haziri falënderon ministrin Zemaj për mbështetjen ndaj Gjilanit kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bashkë me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani kanë vizituar Komunën e Gjilanit e cila udhëhiqet nga Lutfi Haziri.

Haziri ka falënderuar, Zemajn për mbështetjen që ministria që ai udhëheqë i ka ofruar Gjilanit në luftë kundër coronavirusit.

“Falëmnderit ministrit të Shëndetësisë, mikut im Armend Zemaj, për vizitën, mbështetjen dhe vlerësimin e lartë për Gjilanin, në përballimin e pandemisë #Covid19. Faleminderit, po ashtu, edhe drejtorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, prof. dr. Naser Ramadani. Virusi #Covid19 është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë. Por, nuk guxon me na mund”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Komuna e Gjilanit ka qenë ndër më të prekurat me COVID-19. /Ballkani.info/

Postimi plotë: