Haziri e Abrashi përfaqësojnë LDK-në në Kongresin e Partive Popullore Evropiane

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës po marrin pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane që po mbahet në Zagreb.

Pjesëmarrës në këtë Kongres janë nënkryetari Lutfi Haziri dhe antëtari i Kryesisë, Arban Abrashi.

Postimi i plotë i Abrashit:

Kongresi i Partive Popullore Evropiane

Sot, bashkë me Nënkryetarin e LDK-së, z. Lutfi Haziri, po marrim pjesë në punimet e Kongresit të EPP – European People’s Party, ku do të zgjidhet Presidenti dhe Zv. Presidentët e ri, të kësaj familje të madhe politike.

Edhe pak minuta fillon seanca plenare, ku emra të mëdhenj të demokracisë evropiane, si Tusk, Tajani, McAllister etj, do të shpalosin vizionin e tyre, për Bashkimi Evropian, përfshirë Ballkanin perendimor.

Lidhja Demokratike e Kosovës, si antare e EPP-së, do të kontriboj në diskutime, përpilimin e rezolutave dhe debatet në “side events” të Kongresit. LDK falenderoi edhe Presidentin Joseph Daul, për pëkrahjen dhe angazhimin e deritanishëm për proceset integruese të Kosovës.