Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka dënuar aktin e djegies së shtëpisë private të Svetozar Cvetkovicit, në fshatin Cernicë të kësaj komune.
Përmes një postimi, Haziri në reagimin e tij thotë se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e një grupi të të rinjve të cilët pa leje kanë hyrë dhe kanë shfrytëzuar shtëpinë.
Ai tutje ka shtuar kërkon nga organet e drejtësisë që ta thonë fjalën e tyre sa më shpejtë.
Ky është reagimi i plotë i Hazirit:
“Mbrëmë nga Njësia e Zjarrfikësve dhe Policia e Kosovës jemi njoftuar për një zjarr në shtëpinë e Svetozar Cvetkovic, në fshatin Cernicë dhe ekipet komnale kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Sipas shërbimeve të Komunës, shërbimeve të preventivës dhe Inspekcionit, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarri është shkaktuar nga pakujdesia nga një grup i të rinjve, të cilët pa leje kanë hyrë dhe shfrytëzuar shtëpinë private.
Hetimet po vazhdojmë dhe në emër të Komunës së Gjilanit e dënoj aktin dhe kërkoj nga organet e drejtësisë që ta thonë fjalën e tyre sa më shpejtë.
Ekipet e Komunës janë autorizuar që ta bëjnë vlerësimin e dëmeve të pronës”.







