Haziri: Cilido që e ka një votë më shumë, ai e udhëheq qeverinë

Nënkryetari i LDK’së, Lufti Haziri, thotë se partia e cila do të marrë një votë më shumë në zgjedhjet e 6 tetorit, do të ketë të drejtën për pasur kryeministrin.

Këtë qëndrim Haziri e ka publikuar në faqen e tij zyrtare në ‘facebook’, ku ndër të tjera thotë se sovrani më 6 tetor ka votuar për ndryshimin dhe jo për parti apo individë.

Sipas tij në këto zgjedhje fitues të vegjël janë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Shkrimi i plotë i Hazirit:

Në Kosovë ka fitu opozita, jo individi e as grupi politik. Nëse e bëjmë një përkufizim, i bie që qytetarët e Kosovës kanë votuar për ndryshim dhe ia kanë besu LDK’së dhe LVV’së këtë rezultat.

Fitues të vegjël janë LDK dhe LVV. Ne po e presim rezultatin final të zgjedhjeve sepse votat nuk janë numëruar deri në fund.

Cilado parti që del fituese, duhet të sillen përgjegjshëm dhe kokëulur karshi këtij rezultati sepse njerëzit kanë votuar për ndryshim. Nuk kanë votuar as për individin e as për partinë politike. Na ka rastisë që jemi kamp opozitar dhe besimi është në subjektet tona politike.

LDK ka vendosur standardin, cilido që e ka një votë më shumë, ai e udhëheq qeverinë!

loading…