Hazard: S’është e lehtë ta marrësh numrin shtatë pas Ronaldos

Eden Hazard është i vetëdijshëm për peshën e fanellës me numër shtatë te Real Madridi dhe ai e pranuar se po e ka të vështirë t’i ndjekë hapat e Cristiano Ronaldos në klubin madrilen.

Sulmuesi belg Eden Hazard iu bashkua Real Madridit nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës dhe ai ende nuk ka arritur ta shfaqë më të mirën e vet me fanellën e madrilenëve.

“Nuk është e lehtë ta marrësh këtë fanellë pas Cristiano Ronaldos, ai është historik”, ka thënë Hazard, në një intervistë të dhënë për televizionin zyrtar të Real Madridit.

“Los Blancos” kanë përjetuar formë jokonsistente në fillim të sezonit 2019/20, mirëpo Hazard beson se ata do të jenë duke luftuar për çdo titull të mundshëm kur të vjen maji.

“Ne do të japim gjithçka nga vetja për të fituar gjithçka, ne duhet ta fitojmë një trofe”, ka thënë belgu.

“E di që Liga e Kampionëve është e rëndësishme. Unë jam këtu për ta fituar atë, është një garë e rëndësishme për të gjithë, përfshirë këtu edhe për mua”.

“Unë jam në klubin më të mirë në botë dhe shpresoj se do ta jap më të mirën time”.

Hazard ishte duke folur gjatë një dokumentari për të në Real Madrid TV, ku morën pjesë edhe trajneri i Belgjikës Roberto Martinez, Thibaut Courtois, ish bashkëlojtari i tij në Chelsea Cesar Azpilicueta dhe vëllezërit e tij, Thorgan dhe Kylian.

Hazardi e zbuloi gjatë dokumentarit se ai kishte vendosur të largohet nga Chelsea për Real Madridin në vitin 2018, por e dinte se dëshironte të largohej në Stamford Bridge me ndonjë sukses.

loading…