Haxhiu: Zgjedhja e drejtorit të ri të RTK-së, shkelje ligjore me të dyja këmbët

Pavarësisht se nuk hyri në rend dite kërkesa e deputetit Arban Abrashi dhe anëtares së bordit të RTK-së Naile Demiri në lidhje me interpretimin e normave ligjore të Ligjit të RTK-së që lidhet me zgjedhjen e drejtorit të ri të RTK-së, në Komisionin parlamentar për Legjislacion është debatuar rreth një orë kjo çështje.

Kryetarja e Komisionit Albulena Haxhiu nga VV, tha se Bordi i RTK-së ka shkelur ligjet në fuqi për zgjedhjen e drejtorit të ri dhe se komisioni do të insistojë në vazhdimësi në mbledhjen e ardhshme të futet në rend të ditës kjo kërkesë për interpretim.

Anëtari i këtij Komisioni, Arben Gashi nga LDK, interpretoi ligjshmërinë e zgjedhjes së drejtorit të RTK-së, duke thënë se ai emërohet dhe shkarkohet me votat e 2/3, ndërsa interpretimin e Zyrës juridike të RTK-së e ka quajtur qesharak.