Publicisti

Haxhiu: Vetëvendosjen në vitet e ardhshme e mundë vetëm Vetëvendosje!

Publicisti Baton Haxhiu ka thënë se koalicioni i mundshëm në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së e ka autostradën e pushtetit përpara, përveç në rastin që bëjnë ndonjë gabim në qeverisje.

Sipas tij kjo vlen edhe derisa në vend të krijohet një koncept i ri politik, njofton Klan Kosova.

“AAK nuk do ta ketë fatin e qëndrueshmërisë politike ose rritjes politike. Përballja politike për një kohë do të jetë e zbehtë. VV dhe LDK për një kohë të gjatë mund t’i mundë vetëm VV. VV në vitet e ardhshme e mundë vetëm VV!”, është shprehur Haxhiu.

“Shpresoj që s’e kanë arrogancën e opozitës dhe as diskursin. Pritjet janë të mëdha sepse njerëzit kanë kërkuar ndryshim”.

“Pse them se VV e mundë VV, sepse PDK do të ketë probleme me tribunalin, AAK nuk e ka më peshën politike. Kjo e bën VV-në solide. LDK do ta bëjë ison e këtij pushteti sepse kemi të bëjmë me një lider që ka një jetë politike me burgosje, demonstrata dhe ngritje nacionaliste. Ikja nga dialogu, ashpërsimi i gjuhës me SHBA dhe BE e bën VV-në të fortë brenda por të izoluar nga jashtë”.

“Duke njohur këtë logjikë VV mund të rrijë në pushtet tetë vjet duke mos qenë e penguar nga opozita”.

loading…