Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka uruar Ditën e Veteranit, të gjithë veteranëve që kanë sakrifikuar për liri,.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është nder dhe krenari t’i shërbesh vendit kur është në rrezik të zhbërjes.

Postimi i tij i plotë:

Nder dhe krenari t’i shërbesh vendit kur është në rrezik të zhbërjes. Lum ai që mban me krenari emrin e vërtetë të veteranit të UÇK-së.

Gëzuar Dita e Veteranit, ju trima që sakrifikuat për liri!

Na priftë e mbara në krye me njeriun e vlerave Bedri Hamza- kryeministri i ardhshëm.

Lavdi dëshmorëve të kombit!