Haxhiu tregon pse nuk mund të krijohet Qeveria e re

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës janë të pashmangshme dhe atë menjëherë pas tejkalimit të situatës nga virusi COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se Kushtetuta e Kosovës e përcakton qartë se vullneti i qytetarëve të Kosovës nuk mund të ndryshohet me krijimin e konjukturave në zyrën e presidentit.

“Kësisoj pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë nuk mund të aktivizohet neni 95 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës për faktin se dallon situata juridike kushtetuese ndërmjet zgjedhjes së Qeverisë dhe situata juridike kushtetuese pas votimit të mocionit ndaj Qeverisë”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo thotë se partitë PLAN përmbysën vullnetin e qytetarëve, por sipas saj, ky vullnet nuk mund të ndryshohet pa zgjedhje.