Haxhiu sot takohet me Grupin Punues për Vetting

Ministria e Drejtësisë, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se ministrja Albulena Haxhiu do të mbajë sot takim me anëtarët e Grupit Punues për Vetting.

Ky takim do të fillojë nga ora 11:00 dhe do të mbahet në një sallë në ndërtesën e Qeverisë.

Zyra për Komunikim e MD-së ka thënë se mediat do të mund të qëndrojmë në takim deri në përfundimin e fjalimit të fjalimit të Haxhiut.

Më 18 qershor, kryeministri Kurti dhe ministrja Haxhiu dolën në një konferencë për media, ku deklaruan se kanë marrë dritën e gjelbër nga Komisioni i Venecias për të vazhduar me Vettingun dh konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Mirëpo, në Opinionin e Venecias, janë hasur një ‘mal’ me vërejtje për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.