Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka akuzuar edhe njëherë Lidhjen Demokratike të Kosovës për prishjen e koalicionit qeveritar.
Madje Haxhiu ka thënë se LDK-ja ka pasur skenari për ta rrëzuar Vetëvendosjen nga pushteti shumë më parë.
Ajo këtë e bazon në faktin që LDK-ja kishte bërë përpjekje të vazhdueshme për ta futur Nismën në Kuvend.
Haxhiu tha se këtë gjë e kanë ditur por që nuk kanë dashur të bëjnë publike.
Këto komente Haxhiu i bëri në emisionin Rubikon.







