Nënkryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu e cila u propozua dhjetëra herë pa sukses për kryetare të Kuvendit, ka thënë se njëri ndër gabimet e Listes Serbe ishte se e propozuan më shumë se tri herë Simiqin.
“Duhet theksuar se funksionaliteti nuk mund të varet nga një subjetkt politik që nuk e njeh shtetin dhe kushtetutën. Ky lloj abuzimi duhet të ndalet në rrugë juridike. Ne kemi kërkuar që kërkesa e Listës Serbe të shpallet e papranueshme, sepse kontrolli kushtetues ushtrohet ndaj aktik. Këtu nuk kemi akt juridik, nuk është prodhuar pasojë.







