Haxhiu: Serbia ende i mohon krimet e luftës

Sot në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur senacë e veçantë me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve. Në kuadër të kësaj dite, deputetja nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka njoftuar se me Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione kanë vizituar varrezat muslimane në Mitrovicë.

‘Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Gjenocidit e në kuadër të përgjegjësisë sonë si komision parlamentar, sot vizituam varrezat muslimane në Mitrovicë’, ka shkruar ajo.Më tej ajo tha se për fatin e të pagjeturëve ende nuk është bërë sa duhet.

‘Për fat të keq çështja e të pagjeturve, si plagë e hapur e Kosovës, si e tillë po na përcjellë edhe pas më shumë se dy dekadave e ku barra më e rëndë mbeti mbi familjarët që asnjëherë nuk pushuan së kërkuari drejtësi’, deklaroi Haxhiu.‘Jemi në vendin ku deri më tash janë gjetur eshtrat e 25 personave (në pjesën e sipërme) dhe 48 të tjerë në pjesën e poshtme të varrezave, ku gjurmët e njerëzve tanë të vrarë e të masakruar janë fshehur “ mjeshtrisht” nga ekzektutorët serbë mu në mes të varrezave. E keqja më e madhe qëndron në faktin se këtu mund të jenë fshehur edhe persona të tjerë’, shtoi ajo.

Ndër të tjera Haxhiu tha, se Serbia ende po I mohon krimet në Kosovë, ku sipas Konventës së Gjenevës ajo obligohet të sqarojë fatin e të pagjeturëve.‘Edhe pse Konventa e Gjenevës, në rastin tonë e obligon Serbinë agresore të sqarojë fatin dhe vendodhjen e personave të zhdukur, ajo përkundrazi po i mohon edhe sot e gjithë ditën. Për më tepër, këtë ndërmarrësi po e justifikon me një qasje fashishte nga krerët aktual të saj. Një gjë e tillë është e papranueshme edhe për ata që pas gjithë kësaj kohe vazhdojnë ta përkdhelin këtë ndërmarrje kriminale institucionale serbe’, tregoi ajo.

‘Gjithësesi, ndriçimi i fatit të të pagjeturve në varrezat masive gjithandej si rasti i rreth 70 trupave në varrezat muslimane këtu në Mitrovicë, është jo vetëm një lehtësim i një dhimbje më shumë se 20 vjeçare për familjarët, por edhe një përpjekje institucionale për vendosjen e drejtësisë së vonuar edhe për personin e fundit në vendin tonë’, shtoi ajo.