Haxhiu reagon për Ujmanin, thotë se në dialog po shkojnë persona të papërgatitur

Ish’ministrja Albulena Haxhiu i ka reaguar zëvendëskryeministrit Besnik Tahiri dhe deklaratës së tij për Ujmanin.

Në një shkrim në Facebook, Haxhiu ka thënë se në dialog po shkojnë persona komplet të papërgatitur që po pranojnë që pasuritë e Kosovës të ndërtuara me djersë të bëhen pazar dhe t’i ndajnë me Serbinë.

“Për pronat e tyre nuk kishin pranu kurrë studim fizibiliteti për me i nda me fqinjë. Por kur bëhet fjalë për pronat e Kosovës, se kanë fare problem. Madje edhe kur fqinji është Serbia që ka bërë gjenocid në Kosovë dhe e lufton e nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Kjo Qeveri është shumë e rrezikshme dhe shumë e dëmshme andaj duhet të largohet”, ka shkruar ajo.