Haxhiu reagon pas Grenellit e Thaçit, paralajmëron marrëveshje te keqe për Kosovën

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu qëndrimin e Presidentit Thaçi se do të veprojë javën që po vjen për të krijuar mundësitë e një qeveri të re, i ka quajtur paralajmërim për një marrëveshje të keqe për Kosovën.

“Qëndrimi i tillë është paralajmërim i hapur se po përgatitet marrëveshje e keqe për vendin dhe e gjithë kjo paraprakisht përmes një plani të keq me qëllim të shkeljes dhe përmbysjes së vullnetit të qytetarëve”, ka shkruar ajo.

Haxhiu ka thënë se Presidenti së bashku me partitë tjera po dëshirojnë ta shkelin vullnetin e 400 mijë votuesve.

“400 mijë vota ndër të tjera kanë qenë edhe për reciprocitet me Serbinë dhe kjo konjukturë dëshiron të shkelë vullnetin, Kushtetutën e vendit dhe të mos pyes sërish se çfarë mendon qytetari”, ka shkruar Haxhiu.