Haxhiu: PSD-ja është bërë bisht i Qeverisë

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë fjalës së mbajtur në Seancën e Jashtëzakonshme që është duke u mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës, ka akuzuar PSD-në se po i bëhet bisht Qeverisë.

Ajo është përgjigjur rreth akuzave për bojkot të seancave, duke thënë se po ta bojkotonin edhe PSD-ja seancën at’her do bënin më mirë, pasi kështu do të pengohej mbajtja e seancave dhe vendi do shkonte në zgjedhje, transmeton Ballkani.info.

“Por PSD-ja ka zgjedhur të jetë bisht e kësaj Qeverie të skandaleve” ka përfunduar deputetja Haxhiu./Ballkani