Haxhiu: Prilli i vitit 99’ dëshmi e gjenocidit serb, mbetemi të përkushtuar për vënie të drejtësisë mbi mizoritë e tyre

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se prilli i vitit 1999 është dëshmi e gjenocidit serb të kryer ndaj shqiptarëve, dëshmi e torturës, vrasjes dhe zhdukjes me forcë të më shumë se 1500 civilëve të pafajshëm, në mesin e të cilëve ishin edhe fëmijë, gra e pleq, transmeton Reporteri.net.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, tha se “Sot dhe përgjithmonë kujtojmë të gjithë ata të cilët ishin viktimë e masakrave të kryera në të gjithë territorin e Kosovës nga forcat serbe 23 vite më parë”.

“Ne mbetemi të përkushtuar drejt vënies së drejtësisë për mizoritë dhe padrejtësitë e shkaktuara nga pushteti serb ndaj popullit tonë. Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të cilat ranë për liri”, përfundoi ministrja Haxhiu.