Ministrja e Drejtësisë

Haxhiu për vrasjen e gruas 21-vjeçare në Ferizaj: Gjyqësori duhet ta dëshmojë anën e kujt e mbajnë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së Erona Coklit, 21-vjeçares, nga ish-bashkëshorti i saj në Ferizaj dje, në Qendrën për Punë Sociale.

Ajo me anë të reagimit ka thënë se vonesa minimale për drejtësi është “kompromis për kiminelët”. Shefja e dikasterit të Drejtësisë këto deklarata i ka bërë me anë të një postimi në ‘Facebook’.

“Nuk ka asnjë justifikim për vrasjen e grave. Asnjë rrethanë lehtësuese. Tentimet për të folur mbi motivet a shkaqet e akteve të tilla janë tendencë për relativizimin dhe justifikimin e krimit. Vrasja është krim, vrasësi është kriminel. Vrasja e grave është puro femicid dhe duhet drejtësi një hap e më parë”, ka shkruar Haxhiu.

“Secila vonesë minimale për drejtësi tregon për shtegdalje për një kompromis me kriminelët. Pra, tashmë kur gruaja është vrarë dhe nuk e kthen asnjë dënim çfarëdoqoftë ai, çdo vonesë eventuale është tashm krim në vetvete”.

“Sistemi gjyqësor dhe prokurorial me vendimet e tyre duhet të na dëshmojnë se anën e kujt e mbajnë. Është momenti i fundit që drejtësia të veprojë, nuk kemi jetë grash për të humbur. Njerëzimi ka shpikur gjyqësorin pikërisht që të dobëtit të kenë mundësi që të ketë drejtësi edhe për ta. Drejtësia nuk ka lindur vetvetiu, por pikërisht përkundër përvojës së njerëzimit me padrejtësinë”, thuhet ndër të tjera në postimin e saj.