Ministrja e Drejtësisë në detyrë Albulena Haxhiu ka konfirmuar se  i kanë numrat për votimin e Kryeparlamentarit. 

Ajo e ka quajtur absurd qëndrimin e opozitës, pasi siç tha ata e dinë që Lëvizja Vetëvendosje i ka numrat e nevojshëm për krijimin e institucioneve.

“Ata e dinë që i kemi numrat, nëse të tregoj ty më nuk është interesant”, ka thënë Haxhiu në Kanal 10.

Theksojmë se seanca e sotme u ndërpre përsëri për shkak të dallimeve midis pozitës dhe opozitës.