Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj propozimit të PSD-së, që opozita të jetë pjesë e ekipit negociator të dialogut me Serbinë
Haxhiu përmes një shkrimi në Facebook, i ka quajtur tradhtarë e vjedhës 12 deputetët e PSD-së duke thënë se tani duan të bëhen patericë e Thaçit.
Sipas Haxhiut tani është koha për zgjedhje të reja dhe jo pazare të reja.
“I tradhtuan votuesit, i vjedhën mandatet, tani duan t’i bëhen patericë Thaçit për koncesione të reja! Zgjedhje të jashtëzakonshme dhe jo pazare të reja”, ka shkruar Haxhiu.
Në anën tjetër, shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se PSD duhet ta masë vetën me votë, pasi që mandatet i kanë fituar sa ishin pjesë e Vetëvendosjes.
Edhe LDK vlerëson se para çështjes së dialogut me Serbinë, duhet të shkohet në zgjedhje të reja.







