Haxhiu: Nexhmi Rudari është veç kuklla e Agim Veliut

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nexhmi Rudari është kuklla e Agim Veliut.

Këto deklarata, Haxhiu i dha në një debat televiziv në Kanal 10.

“Nexhmi Rudari është veç kuklla e Agim Veliut”, tha Haxhiu.

Ndërsa, kandidati për kryetar komune të Podujevës nga radhët e LV-së është Shpejtim Bulliqi.