Ministrja e Drejtësisë

Haxhiu në krah me të dyshuarin për shpëlarje parash, u thotë evropianëve se ka përparim në sundim të ligjit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u thotë evropianëve se Kosova ka përparim në sundim të ligjit. Gjithçka do të dukej normale po të mos kishte pranë vetes Martin Berishajn – i cili po akuzohet nga Prokuroria Speciale për shpëlarje parash.

“Theksova se në rrugën reformuese, Republika e Kosovës tashmë ka filluar të shënojë rezultate në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, reformën penale dhe civile, si dhe rezultate konkrete në adresimin e të drejtave të njeriut”, thotë Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook, ku ka publikuar edhe fotografi pranë Berishajt.

Për çudi, në një tavolinë me Berishajn ndodhet edhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ndërkohë që po “luftohet” për “gjykatë të pavarur”.

Ai madje së fundi ka deklaruar se në dy vitet e fundit janë përballur me goditje të jashtëzakonshme të qeverisë mbi gjyqësorin.

“Ne gjatë vitit 2022 dhe në mënyrë të veçantë gjatë vitit 2023 u përballem me një goditje të jashtëzakonshme të qeverisë mbi gjyqësorin, dhe atë në dy dimensione”, kishte deklaruar Zogaj në organizimin e KGjK-së për “Ditët e Gjyqësorit”.

Mirëpo Haxhiu në konferencë thotë se “Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë përkushtohen për një gjyqësor të pavarur, të paanshëm, efikas dhe profesional”.

Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci u bë i përfolur falë përfshirjes në një skandal për shpëlarje parash në Slloveni.

VIDEO BONUS: Kurti: Me SHBA-në jemi partnerë, por s’pajtohemi çdoherë