Kandidati për deputet nga PDK-ja, Bekim Haxhiu, është pritur nga shumë qytetarë në Gradicë dhe Gllanasellë.

“Gradica e Gllanasella janë ngrit në këmbë e janë mobilizuar sa herë që Kosova ka pas nevojë, këtë e kanë dëshmuar në të gjitha etapat e historisë dhe në luftën e UÇK-së, njofton Haxhiu ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Pritje madhështore në Gradicë dhe Gllanasellë👍

Gradica e Gllanasella janë ngrit në këmbë e janë mobilizuar sa herë që Kosova ka pas nevojë, këtë e kanë dëshmuar në të gjitha etapat e historisë dhe në luftën e UÇK-së.

Edhe tani në këto dy fshatra të Drenicës u konfirmua fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kështu së bashku do të festojmë fitoren e madhe me 14 shkurt sepse programi i Rimëkëmbjes është programi më i mirë për Kosovën.

#PDK 134

#EnverHoxhaj 1

#BekimHaxhiu 109

#Rimekembje