Ministrja e Drejtësisë

Haxhiu: Murat Jashari do të mund të ishte kryeministër konsensual e president unifikues

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se vendit i duhen unifikim dhe jo figura përçarëse.

“Murat Jashari do të mund të ishte një kryeministër konsensual për qeveri të përkohshme me mbështetje nga secila parti, pastaj do të mund të ishte president unifikues për dallim nga Thaçi”, është shprehur ajo përmes Facebook.

“Na duhet ky unifikim dhe jo figura perçarëse si presidenti aktual, apo të kontrolluara nga Serbia, si qeveria në tentativë”.