Haxhiu me kërkesë për iniciativën e Kadri Veselit

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka përkujtuar Masakrën e Studimes, teksa tha që është ndër masakrat më të mëdha të kryera në Kosovë nga Serbia.

Ai po ashtu kërkoi që të jetësohet iniciativa e kryetarit Kadri Veseli për krijimin e Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë.

Postimi i plotë:

Masakra e Studimes me 02.05.1999 është ndër masakrat më të mëdha që u krye në Kosovë nga Serbia pushtuese.

Brenda 90 minutave në fshatin Studime u vranë mbi 116 shqiptarë të pafajshëm dhe të pambrojtur, derisa u plagosën 25 të tjerë.

Ndonëse ka të dhëna të mjaftueshme për urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e kësaj masakre, ende nuk ka asnjë të akuzuar apo dënuar.

Iniciativa e kryetarit Kadri Veseli për krijimi i Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë, është e domosdoshme dhe duhet të jetësohet.

Shpirtrat e mijëra shqiptarëve që u vranë në mënyrë barbare në luftën e fundit nga okupatori serb nuk do të pushojnë të qetë pa u dënuar urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimeve në Kosovë.

Lavdi e përjetshme gjithë të rënëve për liri!