Haxhiu kërkon që sportistët e lënduar të kenë trajtim me prioritet

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar që sportistët e lënduar të kenë trajtim me prioritet nga mjekësia.

Një kërkesë të tillë Haxhiu e ka pasur për ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismailin.

“Jemi në një situatë ku po shijojmë sukseset e sportistëve tanë, por janë dhjetra sportistë të cilët kanë pësuar lëndime serioze dhe duhet t’u nënshtrohen operacioneve kirurgjike. Sportistët e lënduar duhet të hyjnë në lista të pritjes me pacientë të tjerë e të presin nga 2-3 vite për operim, shto këtu edhe kohën e rehabilitimit pas operimit. Kthimi i një sportisti pas lëndimit mund të zgjasë 3-4 vite, për këtë arsye, ne edhe humbim shumë talentë të rinj”, ka theksuar ai për RTK

“A mundet MSH me lëshu rekomandim për SHSKUK që sportistët të kenë tretman tjetër, me prioritet, mos me pritë në listat e pritjes për diagnostifikim dhe trajtim?”.