Haxhiu kërkon nga Gjykata e Apelit mos ta legjitimojë procesin e noterisë

Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se anulimi i procesit të noterisë gjatë mëndatit të saj, nuk është bërë për inat të askujt, por për të mbrojtur profesionin e Noterise.

Haxhiu me këtë rast i ka bërë thirrje Gjykatës së Apelit që mos e legjitimojë këtë proces.

Ish-ministrja përmes një postimi në Facebook është shprehur se Gjykata e Apelit ka kërkuar ndryshimin e gjyqtarit në departamentin administrativ dhe e ka kthyer në rivendosje procesin, për shkak se siç thotë ajo, “nuk i pëlqen vendimi i shkallës së parë”.

“Gjykata e Apelit ka kërkuar ndryshim gjyqtari sepse nuk i pëlqen vendimi i shkallës së parë dhe derisa të vjen një gjyqtar i cili nxjerrë vendim që i pëlqen kësaj gjykate ose dikujt jashtë saj, duket se njësoj do të veprojnë! Ndërhyrjet në këtë kontest nuk duhet t’i pranojë askush. Anulimi i procesit të noterisë nuk është bërë për inat të askujt por për të mbrojtur profesionin e Noterisë. Gjykata nuk duhet ta legjitimojë të njëjtin!”, ka shkruar ndër të tjera ajo.