Haxhiu: Kadri Veseli t’i mbaj duart larg rastit Dehari

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli nuk duhet të flas për rastin e Astrit Deharit.

Këtë deklaratë ajo e beri në ditën e dytë të punës së saj.

“Sa i përket deklaratave të Kadri Veseli, dua të theksoj se Kadri Veseli duhet të i mbaj duart larg nga ky rast. Ju e dini që para se të ndodh rasti i Astritit ka pasur kërcënime nga foltorja e Kuvendit për këtë rast pikërisht nga Kadri Veseli tash së fundi e përmendi vrasjen. Tashmë është duke u marrë Prokuroria Speciale me këtë rast. Unë mendoj se ai po mundohet të dëmtoj këtë proces”, tha Haxhiu.

Ajo sot vizitoi dhomën ku është gjetur i vdekur ish- aktivisti i LVV-së në vitin 2016, Astrit Dehari. Kadri Veseli në një deklaratë gjatë ditës së hënë në seancën për votimin e qeverisë Kurti kishte thënë se gjatë mandatit “do të flasim edhe për vrasjen e Astrit Deharit, me emrin e të cilit keni abuzuar dhe akuzuar çdo kundërshtar politik, përfshirë këta që i keni në koalicion”.

Madje dy ditë më opas në një deklaratë të saj, PDKja tha se do të kërkoj komision hetimor parlamentar për rastin Dehari.

Ministrja Haxhiu tha se ka pranuar dy raporte për vdekjen e Astrit Deharit dhe të njëjtat do t’i analizoj.