Haxhi Avdyli

Haxhiu: Jo logjike, as morale moscaktimi i datës për hapjen e shkollave

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një konference që mbajti sot ka njoftuar se nga dita e enjte do të lehtësohen masat në luftën kundër COVID19.

Ai tha se do të hapen objektet fetare dhe orari i lëvizjes do të jetë nga ora 05:00 në mëngjes deri në 21:00 në mbrëmje.

Derisa, deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, përmes një postimi në Facebook e quan të pakuptimtë dhe jo logjike as në aspektin shëndetësor as moral mbetet mos caktimi i datës për hapjen e shkollave.

Ky është postimi i plotë i tij:

Lajm i mirë që objektet fetare po hapen te enjten. Por e pakuptimtë dhe jologjike as në aspektin shendetësor as moral mbetet mos caktimi i datës për hapjen e shkollave. Derisa sëmundshmëria dhe vdekshmëria e fëmijëve nga Covid është ZERO ,mos hapja e shkollave bile për një muaj tregon që ardhmëria e fëmijëve nuk na intereson.

Me moshapjen e shkollave ,fëmijët po privohen nga dija dhe po dëmtohet shëndeti mendor i tyre . Tani është koha që mos bëjmë politikë me hapjen e vendit por hapjen ta bëjmë gjithmonë bazuar në evidencë mjekesore e epidemiologjike. Poashtu edhe shtyrja e metutjeshme e operacioneve të planifikuar dhe privimi i pacientëve jo Covid nga shërbimi shendetesor esencial tani është shkelje e drejtave bazike njerzore për marrje të shërbimeve mjekësore.