Haxhiu: Haradinaj mundësoi involvimin e SHBA-së në dialog

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, e ftuar në emisionin Prime Time, në Kanal 10, foli për çështjen e presidentit dhe figurën e Ramush Haradinajt.

“AAK ka dalë me një personalitet të njohur dhe më habit fakti kur thonë se Haradinaj e ka për një karrierë, për një pozitë. Ai gjithmonë e ka dëshmuar se kur është interesi i vendit ai e ka lënë karrigen dhe pozitën. Mendoj që është koha e duhur dhe është në interes të Kosovës që Haradinaj të përballet me dialogun e pazgjidhur dhe të papërfunduar me Serbinë”, tha Haxhiu. 

Ajo tutje tha se Haradinaj e ka dëshmuar dhe ka kërkuar që dialogu të jetë me garancë edhe nga SHBA-ja.

“Pozita e tij si kryeministër e ka bërë të mundshme involvimin e SHBA-së ne dialog”, shtoi tutje ajo.