Haxhiu: Haradinaj ka pritur kriminel në zyrën e tij

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka komentuar deklaratën e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ku e pyeti kryeministrin Albin Kurti se nëse është rekrutuar nga shërbimet sekrete gjatë kohës sa ishte në burg.

Haxhiu T7 thotë se Haradinajt ‘nuk i ka hije’ të flasë pasi, sipas saj, ai ka pritur në zyrën e tij kriminel që dyshohen për krime të rënda në Kosovë.

“Ai ka prit në zyrën e tij kriminel qe dyshohen për krime të rënda në Kosovë, nuk i ka hije një personi të tillë, që gjithë i ka shërby interesave të veta gjatë qeverisjes së tij.

Si me thënë, nuk është që nuk e kemi pritur, por në fakt më e tepër e shoh si reagim për shkak të reformave të thella që Qeveria Kurti pritet t’i bëjë”, tha Haxhiu.

Ndërsa Haradinaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës i është drejtuar Kurtit me dy pyetje.

“Kam dy pyetje për kryeministrin, Albin Kurti, a je i rekrutuar nga shërbimet serbe, a bën Serbia diçka mbi ty që të mban peng, sot e kësaj dite, a është Kosova e rrezikuar prej teje si i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë qëndrimit në burg apo nga çlirimtarët që janë detyru me majt pushkën në dorë me luftu për lirinë e vendit duhet të deklarohesh sepse qarkullojnë gjatë këto edhe nga deklarimet e tua na bën me dyshu se mbahesh peng nga shërbimet serbe ”, tha Haradinaj.

“Dhe e dyta çka po i sjell Kosovës tregona kur po shkon në Bruksel”, tha Haradinaj.