Haxhiu flet pas lëshimit të seancës nga opozita, tregon për veprimet e ardhshme të VV-së

Rezoluta e opozitës për korrigjimin e kufijve nuk është votuar nga partitë e pushtetit.

Kjo bëri që opozita ta lëshoj sallën e Kuvendit.

Edhe pse sipërfaqësisht rezoluta e opozitës dhe qëndrimet e pushtetit dukeshin të përafëruara megjithatë nuk po arrihet votimi i një rezolute unfikuese e gjithpërfshirëse.

Ballkani.info ka kontaktuar me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e cila tha se partitë e pushtetit nuk janë të interesuara për një rezolutë gjithpërfshirëse:

“Partitë e pushtetit nuk janë të interesuara për mbrotjen e sovranitetit të Kosovës, ne prezantuam një rezolutë që do ta mbronte sovranitetin e vendit, por nuk u votua”, tha ajo.

Më tutje ajo u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje do të ndërmarr edhe veprime tjera si alternativë nuk përjashtohen edhe protestat:

“Në qoftë se Hashim Thaci vazhdon që me kryeneçësin e tij për interesa personale planifikon ta rrezikojë sovranitetin e vendit. Natyrisht që LVV nuk do të hesht përballë kësaj situate. Edhe pse ne e kishim të pamundur ta arrijmë korumin – Ne do të shohim si alternativë organizimin e protestave. Qytetarët e kanë dëshmuar me 29 shtator se janë të gatshëm ta mbrojnë vendin nga Hashim Thaçi dhe ndaj çdokujt tjetër”, përfundoi Haxhiu.

Pozita dhe Opozita tash e disa ditë nuk po mund të kordinohen për një rezolutë unifikuese rreth “korrigjimit të kufijve”. /Ballkani.info/