Haxhiu e VV-së godet fort LDK-në: Vetëvendosje do t’i shembë dy “Bastionet” e LDK-së

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu është shprehur e ashpër me LDK-në dhe kandidaten për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani.

“Mbase paradoksalisht, por Lëvizja Vetëvendosje është i vetmi subjekt që po kontribuon në inicimin e ndryshimeve në LDK. Ndryshimet në LDK nuk kanë nisë me vendimin e burrave të LDK-së që ta nxjerrin Vjosa Osmanin si kandidate të tyre në zgjedhje. Ndryshimet në atë parti do të iniciohen me 6 tetor kur Vetëvendosje do t’i shembë dy “Bastione” të LDK-së, Podujevën e udhëhequr keq nga Agim Veliu dhe Gjilanin e udhëhequr keq nga Lutfi Haziri”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas saj, kur Vetëvendosja fiton, atëherë i hapet rruga reformave në LDK.

“Por krejt neve aktivistëve e mbështetësve të LVV na duhet shumë angazhim për fitore, sidomos tash kur po dëgjojmë se edhe PDK-ja e dëshpëuar po angazhohet për t’ia bërë ca vota më shumë LDK-së”, ka shkruar në fund ajo. /Ballkani.info/

loading…