Kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, para seancës konstituive të sotme, është shprehur skeptike për mundësinë e konstituimit të Kuvendit.

“E vetmja zgjidhje mund të jenë zgjedhjet,” ka deklaruar ajo.

Haxhiu tha se është normale që në rrethanat aktuale, kur nesër skadon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese ka marrë masë ex-officio, “jo pse këtë ia kanë kërkuar LDK-ja dhe PDK-ja”.

“Kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë seancë edhe nesër deri në orën 12 të mbrëmjes, për shkak të faktit se pastaj më 27 korrik hyn në fuqi masa që e ka vendosur Gjykata Kushtetuese”, tha Haxhiu.