Haxhiu e quan “kalama” Abdixhikun: Duket se e ka një problem serioz

Gazetari Baton Haxhiu ka reaguar pasi kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku e ka refuzuar takimin me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Haxhiu është shprehur i ashpër me Abdixhikun ku në një shkrim e ka quajtur “kalama” Abdixhikun.

Me “kushtin” e LDK-së që kryetari i tyre të takohej vetëm në zyret e partisë, Haxhiu e ka quajtur fyerje për vetë LDK-në.

“Teka të tillë kalamajsh, që mendojnë se është rasti që t’i tregojnë Presidentit të Shqipërisë se ka një farë rëndësie, janë fyese për LDK-në”, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu tutje ka shkruar se presidenti, Begaj është jo politik dhe Abdixhiku me veprimin që të ndjehet në të njëjtin rang, atë të presidentit e ka .

“Është thjeshtë një president jo politik, me të cilin është e tepërt të bësh politik për të rënë në sy, që kryetari i LDK të ndjehet si president dhe Presidenti i Shqipërisë duhet të ndjehet si vartës i tij”, ka shkruar gazetari Haxhiu.

Në rreshtat vijues gazetari Haxhiu e ka “goditur”, kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Sipas tij Abdixhiku ka rëndësi vetëm brenda zyrës së LDK-së, ku është partia e tij por që nuk po arrin të bëhet kryetar.

“Por, pavetëdijshëm pozicionimi i Lumirit brenda zyrës e shpjegon edhe pozicionin e tij për vetën. Ai ka rëndësi vetëm brenda zyrës, prandaj s’e tejkalon dot. LDK-ja është partia e tij, po ky assesi të bëhet kryetar i saj”, ka shkruar Haxhiu.