Kodi Civil

Haxhiu e përsërit: Kodi civil procedohet në Kuvend sapo të kemi mbështetjen e deputetëve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka përsërit edhe një herë tashmë qëndrimin zyrtar të saj në lidhje me projekt-kodin civil, i cili, ndër të tjera, parasheh njohjen e bashkësisë civile të seksit të njëjtë.

Në një sesion pyetje-përgjigjesh, Haxhiu është pyetur se kur parashihet të finalizohet projekt-kodi civil.

Në përgjigjen e saj, Haxhiu ka shkruar se projekt-kodi civil do të procedohet në Kuvend sapo të arrihet mbështetja e deputetëve.

“Kodi civil është dokument i rëndësishëm në raport me të drejtat e qytetarëve dhe sapo të sigurohemi që do ta kemi mbështetjen e deputetëve, do ta procedojmë në Kuvend” – ka shkruar Haxhiu.

VIDEO BONUS: Studentët kërkojnë nga MASHT-i kushte më të mira dhe shujta ditore