Haxhiu dhe Manja zotohen për zbatim të marrëveshjeve të arritur për drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me homologun e saj nga Shqipëria, Ulsi Manja shprehën vullnetin të dyja palëve për implementimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në mes të të dyja vendeve.

Gjatë një konference për media pas takimit të dy drejtuesit e sistemit të drejtësisë folën edhe rreth finalizimit të një marrëveshje për njohjen e zbatimit të dënimeve alternative për qytetarët e të dyja vendeve e cila pritet të finalizohet brenda këtij viti.

Haxhiu tha se në takim me homologun e saj shprehën vullnetin për bashkërendim të aktiviteteve për finalizim të marrëveshjeve dhe jetësimin e atyre që tashmë janë arritur.

“Shprehëm vullnetin e dyanshëm për bashkërendim të aktiviteteve tona në finalizimin e marrëveshjeve për të cilat jemi zotuar në mbledhjen e fundit që do t’i jetësojmë bashkarisht. Bashkëpunimi me Republikën e Shqipërisë me shumë interes është jashtëzakonisht i rëndësishëm jo vetëm për neve si qeveri e Kosovës, por sidomos edhe për qytetarët e Kosovës por besoj njësoj për qytetarët e të dyja vendeve. …03\08 Në takimin tonë theksova se Ministria e Drejtësisë është e nderuar që ka nisur punimet me ministrinë e Drejtësisë së Shqipërisë me qëllim të realizimit të zotimeve tona që lidhen me negocimin dhe arritjen e një marrëveshje për njohen e zbatimit të dënimeve alternative e cila do të mundësoj që shtetasit kosovar të liruar me kusht nga organet e Shqipërisë të mbikëqyren nga Shërbimi Sprovues i Kosovës dhe anasjelltas, besoj në këtë drejtim do të përfitojnë qytetarët e Kosovës, por edhe qytetarët e Shqipërisë“, u shpreh Haxhiu.

Ajo theksoi se të dy ministrat e drejtësisë kanë vullnetin e hekurt për të implementuar marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në nivelin e drejtësisë.

“Gjithashtu në jetësimin e tre nismave përmes të cilave garantohet reciprociteti në lejimin e ushtrimit të profesionit të avokatit, dhe ndërmjetësuesit në shtetet përkatëse si dhe njohja e ndërsjell e provimit të jurisprudencës. Prej momentit që kam marr detyrën si ministre kam jashtëzakonisht kërkesa për këtë prandaj edhe jemi dakorduar që ta përmbushim sa më shpejt..04’43 Ajo çka është e përbashkëta jonë është se kemi vullnetin e hekurt që të arrijmë marrëveshje dhe sidomos të implementojmë marrëveshjet të cilat janë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë“, theksoi ministrja e Drejtësisë.

Edhe homologu i saj shqiptar, Ulsi Manja shprehu vullnetin për të çuar përpara të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar në mes të dyja vendeve. Sipas tij nga qershori i këtij viti nuk ka pengesa ligjore për bashkëpunim civil dhe tregtar për qytetarët e të dyja vendeve.

“Konstatoj me kënaqësi që sa i përket dy ministrive tona dhe bashkëpunimit midis dy qeverive tona nuk ka asnjë pengesë në bashkëpunimin tonë si për sa i përket bashkëpunimit në fushën penale, po ashtu edhe në fushën civile dhe tregtare. Në fushën penale dy ministritë tona kanë fasilituar bashkëpunimin e autoriteteve gjyqësore në të dyja anët e kufirit, ndërsa lidhur me bashkëpunimin në fushën civile dhe tregtare pas datë 30 qershor 2022 dua ta bëjë të qartë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë se nuk ka më asnjë pengesë ligjore për bashkëpunim civile dhe tregtar. Shtetasit e Kosovës kanë të njëjtat të drejta siç i gëzojnë qytetarët e Shqipërisë, për të bashkëpunuar lirshëm në fushën civile dhe tregtare, dhe kjo sigurisht i shërben hapjes së tregut , por pse jo edhe përmirësimit të jetës së qytetarëve”, u shpreh Manja.Reklama

Ministri i Drejtësisë në Shqipëri para mediave foli edhe për marrëveshjet e reja që pritet së shpejti të implementohen qoftë për njohjen e provimit të jurisprudencës por dhe reciprocitetit për profesionet e lira të profesionistëve të ligjit.

“Do të kemi shumë shpejt zbatimin e një marrëveshje për sa u përket shtetasve kosovar të dënuar me dënime alternative në Republikën e Shqipërisë është një numër rreth 284 shtetas të Kosovës që paraqiten çdo muaj në Shërbimin e Provës në Shqipëri, por tash e prapa pas finalizimit dhe zbatimit të kësaj marrëveshje do të jetë Shërbimi Korrektues në Kosovë që do t’i mbikëqyr dënimet alternative të shqiptuara nga gjykatat në Shqipëri. Kemi rënë dakord dhe shumë shpejt do ta konkretizojmë edhe njohjen reciproke të provimeve të jurisprudencës por edhe ajo çka është e rëndësishme me interes për profesionistët ne po bëjmë të gjitha përpjekjet dhe shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete dhe për profesionet e lira, avokatin, përmbarimin, përkthyesit zyrtar, ndërmjetësit e pasurive të paluajtëshme. Shërbimi i ndërmjetësimit do të jetë një treg i hapur pune për profesionistët e ligjit”, tha ai.Reklama

E pyetur për mundësinë e fillimit të marrëveshjes për njohjen dhe zbatimin e dënimeve alternative ministrja E Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu tha se kjo marrëveshje pritet të finalizohet brenda këtij viti.

“Ne planifikojmë brenda këtij viti që kjo të përmbyllet dhe të finalizohet sigurisht që nuk ka mbetur edhe shumë punë për faktin se ne në fund të shtatorit kemi pas një delegacion nga MD e Shqipërisë në MD e Kosovës ku janë dakorduar për veprimet që do t’i ndërmarrin pra jemi optimist që brenda këtij viti, mundësisht në mbledhjen e ardhshme të qeverisë së përbashkët që e kemi do të finalizohet”, theksoi ajo.

Kurse, ministri i Drejtësisë të Shqipërisë, Ulsi Manja i pyetur për mendimin e tij rreth raportit të Dick Martyt tha se përkundër se ka shumë gjëra për të thënë , qëndron në linjë me ato që ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe rezolutën që ka dal nga Kuvendi i Shqipërisë.Reklama

“Unë nuk kam të shtoj asnjë gjë më tepër sesa çka thënë kryeministri Rama dhe çfarë ka thënë parlamenti i Shqipërisë me rezolutën që ka miratuar së fundmi. Pra ka një qëndrim të qartë të Republikës së Shqipërisë edhe në nivel të adresimit që ka bërë kryeministri, por tashmë kemi edhe një rezolutë të parlamentit për çështjen e rezolutës së Dick Martyt”, u shpreh Manja.

Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja bashkë me delegacionin e tij nga dje po qëndrojnë në Kosovë./KP/