Haxhiu: Deri tash s’kemi pasur kërkesa për garanci për të akuzuarit e Speciales

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë diskutimit të organizuar nga Lëvizja FOL ka thënë se deri tani nuk kanë pasur kërkesa për garanci për të akuzuarit.

Sipas saj, kërkesë të tillë s’ka pasur as nga ana e mbrojtjes së të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara e as nga vet Gjykata Speciale.

“Ju e dini pozicionin që e kemi pasur edhe si opozitë për Gjykatën Speciale. Unë sot i bëj përgjegjës ata që e kanë votuar këtë gjykatë”, tha Haxhiu.