Haxhiu, deputetëve të VV’së: A e dini sa policin e keni përgjakur, sa polici është shtrirë në spital?

Me zëra të lartë ka vazhduar sesionin e ri Kuvendi i Kosovës, ku po mbahet seancë plenare.

Ishte deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu ajo që ngriti shqetësimin e gjendjes së policëve të Kosovës që kanë qenë të angazhuar në luftën kundër COVID-19, dhe respektimit të masave të institucioneve, ku pas saj reagoi edhe deputeti i VV’së Dimal Basha.

Basha, u ka thënë se pse nuk e mbronin Policinë, kur djemtë e zyrtarit të lartë të PDK-së, Adem Grabovcit, i rrihnin policët, duke iu referuar një rasti që ka ndodhur vjet më parë.

Për këtë ka reaguar deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, i cili u kujtoi VV-së protestat dhe sjelljet ndaj policëve.

“A e mbani mend sa policin e keni përgjakur, sa polici është shtrirë në spital. E ti po i përmend një rast të dy adoleshentëve”, ka thënë Haxhiu para deputetëve.