Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo,ka paralajmëruar se nesër do të organizoj një protest në veri të Mitrovicës , nëse nuk hiqet taksa prej 100%.

Këtij paralajmërimi iu ka kundërvënë deputetja Teuta Haxhiu nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku ka thënë se kërkesat e tilla nga ministrat e këtij komuniteti nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve në veri të Mitrovicës.

Haxhiu në një prononcim për Ballkani.info ka thënë se protestat e tilla që organizohen nga deputet e komunitetit serb, fatëkeqësisht përfaqësojnë politika të përcjella nga Beogradi.

“Kërkesat e Ministrave apo kujtdo qofshin nga komuniteti serb, nuk përfaqësojnë qytetarët në veri, ata fatkeqsisht po përcjellin politika nga Beogradi” ka thënë deputetja.

Ajo po ashtu ka theksuar se po ndjehet mirë pasi që qytetarët e Kosovës po e përqafojnë këtë vendim, dhe se Kosova për herë të parë ka treguar se është e fortë dhe serioze si shtet karshi armikut.

“Ne jemi të vendosur si kurrë më parë. Mbi të gjitha është qytetari i Republikës së Kosovës që po e përqafon këtë vendim që edhe niher tregon jo vetëm fuqinë e shtetit tonë, por edhe seriozitetin ndaj atyre që kanë luajtur me ne në vazhdimësi. Edhe njëherë secili qytetarë i Kosovës, i cilitdo komunitet nuk do të mbetët keq për asgjë. Fatkeqsisht, në vizitat e ndryshme që i kemi realizuar me komunitetin serb, shpesh herë janë ankuar se deputetët që janë në Kuvendin e Kosovës nuk po i përfaqësojnë në mënyrën e duhur” ka përfunduar Haxhiu për Ballkani.info. /Ballkani.info/