Ministrja e Drejtësisë

Haxhiu certifikon 56 noterë, premton konkurs të ri – edhe në veri

56 kandidatëve të cilëve e kanë kaluar Provimin e Noterisë, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, u shpërndau sot certifikatat.

Ajo, tha se ky proces ishte transparent krahasuar me atë të 2019-tës.

“Të nderuar kandidatë që keni dhënë provimin e noterisë, sot jemi pas një rrugëtimi të gjatë ka kohë shumë komuna kanë mbetur pa noterë, procesi 2019, ndërhyrje nga brenda e jashtë gjithandej. Gjykata Kushtetuese kishte thënë se ai proces ka qenë i ligjshëm. Do donim që ai proces të anulohej në tërësi. Më duket e padrejtë ndaj jush sepse ju u jeni nënshtruar një procesi me akuza se ka qenë e vështirë”, tha Haxhiu.

Ajo atyre që u shpërndau certifikatat u kërkoi që t’i shërbejnë sistemit të drejtësisë me nder, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

“Shërbeni sistemit të drejtësisë me nder. Nga 437 kandidatë jeni ju vetëm ata diku 56 kjo sepse komisioni ka vendosur standarde të larta, andaj sot ndjehem krenare sepse ky proces ka qenë më meritor e transparentë ndonjëherë”, tha ministrja e Drejtësisë.

Haxhiu njoftoi se së shpejti do hapen konkurse për noterë të rinj për vende tjera, mes tyre edhe ne veriun e vendit.

Ajo tha se është vet dëshmitare e përpjekjeve të shumta për ndërhyrje.

Haxhiu tha se pavarësisht asaj çfarë është thënë, provimin e noterisë e kanë kaluar ata që e kanë merituar.

BONUS VIDEO| Haradinaj për Qeverinë Kurti: Më e korruptuara që ka pas ndonjëherë Kosova