Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu sot gjatë ditës ka bërë homazhe tek varri i bashkëluftëtarit, Eset Ujkani.
Ish-ushtari i UÇK-së, Eset Ujkani vdiq 4 vite më parë, derisa Haxhiu thotë se la pas vetës vlera të jashtëzakonshme, shkruan Ballkani.info.
“Ai ishte atdhetar e luftëtar i devotshëm, njeri i përkushtuar ndaj familjes, shoqërisë e mbi të gjitha atdhetut”, ka shkruar Haxhiu./Ballkani.info/







