Haxhiu: As Avdullah Hoti nuk e di se për çfarë do të flitet në takimin e Washingtonit

Anëtarja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se subjekti i saj është i shqetësuar për mungesën e transparencës për takimin në Washington mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jemi të brengosur për mungesën e transparencës”, thotë ajo.

“Vetë Avdullah Hoti e pranoi se nuk di për cka do të diskutohet në Uashington. Si është e mundur kjo që shkon në një tryezë ku nuk dihet se çfarë do të flitet”, shtoi ajo në DPT te Fidani.

Por ajo thotë se do të kundërshtonin të gjitha marrëveshjet në të cilat do të prekej territori apo sovraniteti i vendit.

“Nuk bën të ketë marrëveshje sikur zajednica apo shkëmbimi i territoreve”, shtoi ajo.