Haxhiu: Argatin më të madh Vuçiqit ia ka bërë Kurti

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, në seancën e sotshme ka thënë se argatin më të madh Serbisë ia ka bërë ish-Kryeministri Albin Kurti. Këtë ajo e ka thënë në debatin për reciprocitet që u mbajt sot në Kuvendin e Kosovës.

“Argatin më të madh Vuçiqit ia ka bërë ish-Kryeministri Albin Kurti. Nuk la vënd Vuçiqi pa kërku heqjen e taksës në botë. Kurti pa asnjë hezitim e hoqi taksën dhe ia plotësoi kërkesën pa asnjë kundërvlerë”, tha Haxhiu.

“Me reciprocitetin imagjinar të Kurtit maunat serbe vërshuan Kosovën”, shtoi ajo.