Haxhi Thaçi: Nuk mërzitem fort se kanë shku për faqe të bardhë

Babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Haxhiu në një intervistë të gjatë ka folur edhe për vizitën që i ka bërë të birit në Hagë para disa muajve.

Ai thotë se po të ishte mirë me shëndet do të shkonte ta vizitonte shumë shpesh.

“Jam tutë që mërzitna, por nuk jam mërzit qaq fort qysh jam tutë. Unë kam thënë, jam vjetëru edhe dergja, se vallahi pa shku një herë në muj se kisha lonë. E kisha gjet një banesë atje, e kisha shku me e vizitu shpesh. Mirë ishte. Nuk mërzitna fort, e di që ka shku për faqe të bardhë, kush nuk më thotë të ka ba djali qeshtu, e jo qeshtu. Ajo është nderë. Ka shku për vendin e vet, na që jemi gjallë duhet me mendu për ata që janë vra, me pas dhimtë për ta. Vallahi po i harrojmë. Duhet me ditë njeri që janë vra për vendin e vet. Edhe për ta duhet me mëndu”, tha Haxhiu.

Ai është shprehur se ka pasur shumë dëshirë që t’i takojë edhe krerët e tjerë të UÇK-së që gjenden në Hagë për nuk ka mundur.

“Më mbet merak që nuk i pasha ata tjerët”, tha ai në Politiko të Kanal 10.